Rreth Nesh

Partneri Juaj më i Besueshëm në Ndërtim

About Us

Cilësia së Pari

Ekip Ekspertësh

Fokus te Klienti

“Infinity Al” është një kompani ndërtimi që operon prej disa vitesh në treg në fushën e pishinave, termo-hidroizolimeve, të ndërtimeve dhe të tregtimit të materialeve dhe pajisjeve për pishina. Fillimisht e themeluar si “Infinity Pool’s.al”, kompania ofronte shërbim cilësor, me çelësa në dorë duke përfshirë projektimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pishinave të llojeve të ndryshme. Sot, nën emrin “Infinity Al”, ne kemi zgjeruar aktivitetin duke përfshirë hidroizolime me materiale moderne (PVC, TPO, bentonit) dhe projekte ndërtimi të ndryshme, duke realizuar punime cilësore në objekte si Tuneli Cukës-Qafë Pllocë, Pallati i Sportit në Korçë, Teatri i Operas dhe i Baletit në Tiranë etj. “Infinity Al” sh.p.k., duke dashur që të jetë sa më pranë klientit, ofron gjithashtu tregtim të materialeve dhe pajisjeve për pishina nga partnerë ndërkombëtarë si Pahlen, HAYWARD, KRIPSOL, CPA, Emaux, MA.RI.POOL, Aqua Source, LARETER, Maytronics, Wolly, etj. Synimi ynë është të jemi kompani lider në fushën e shërbimeve që ofrojmë, falë punës së palodhur dhe profesionale të specialistëve dhe inxhinierëve të stafit tonë.